4.9 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Sejdiu duket në “territorin” e Eqës

FatmirSejdiu-ldkIsh-Presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, është dukur në “territorin” e Eqrem Kryeziut.

Ai është takuar dhe pirë kafe sot në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, me kundërshtarët e Kryeziut. Anëtari i LDK-së në Zhur, Nijazi Ademaj ka pranuar se ka pirë kafe me Sejdiun. Ai, ndërkaq, ka mohuar se në këtë takim është biseduar për problemet politike të LDK-së.

“Rastësisht jam takuar me Sejdiun. Ishte një kënaqësi e imja që të takoj ish-Presidentin Sejdiu”, tha Ademaj për “PrizrenPress”.

LDK-ja në Prizren, pas humbjes së zgjedhjeve të nëntorit të vitit të kaluar, është bërë “pikë e pestë”.

Nëndegët e këtij subjekti politik kanë bërë edhe peticion për largimin e Eqrem Kryeziut nga posti i kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren. Njëri prej tyre që ka kërkuar largimin e Kryeziut është edhe Nijazi Ademaj.

“Nuk kemi biseduar për problemet e partisë. Thjeshtë ka qenë takim i rastësishëm”, tha Ademaj./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Triumfon Eris Bajraj, prek fitoren e dhjetë në boksin profesionist

Boksieri Eris Bajraj ka arritur fitoren e dhjetë në boksin profesionist. Boksieri kosovar e ka mposhtur boksierin nga Venzuela, Flasher Silvën. 24-vjeçari iu deshën pak sekonda...

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shiten 3 banesa në Kompleksin "Prizreni i Ri" Lokacion i përshtatshëm për banim Kompleks modern dhe cilësor Banesa 1 – Kati 1 | 80 m² | 2...

Lajmet e Fundit