16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arti është politikë

fitz-320x182Arti gjithnjë ka qenë pararojë e ndryshimeve politike. Fitz Peter e kishte ndier se komunizmit në Hungari i kishte ardhur fundi, teksa vizitonte studiot e miqve të tij piktorë. Kishte shpërthime në tablotë e tyre, shpërthime që tregonin se diçka do të ndodhte.

Revolucioni i vitit 1989 në Hungari nuk solli ndryshime vetëm në jetën politike dhe sociale, por edhe në kulturë. Ka një gjuhë tjetër në veprat e artistëve hungarezë të viteve të fundit, megjithatë Peter beson se arti i krijuar në vitet e censurës, edhe pse një censurë e lehtë, do të mbetet një art që do t’i flasë gjithnjë të ardhmes. Ai ishte një art tërësisht politik, një përpjekje e artistëve për të komunikuar me ndryshimin, dhe shpesh këto përpjekje ishin të forta, të drejtpërdrejta. Ka një pavijon me artin e asaj periudhe në muzeun që ai drejton, i cili jep një pasqyrë të Hungarisë së atyre viteve. Nëse dikush do të vizitojë “Kiscell Musseum” nuk mund të dalë prej andej pa bërë një vizitë në këtë pjesë të rëndësishëm të artit, i cili duket sa politik po aq dhe sentimental.

“Artistët fusnin aty shpirtin e tyre”, thotë Peter, teksa vijon të tregojë për atë periudhë. Por sot gjuha e artit ka ndryshuar, dhe Peter e ndien këtë jo vetëm në Hungari, por edhe në udhëtimet që bën në galeri apo muze të ndryshme arti. Sot arti komunikon përmes shumë formave, duke dalë nga strukturat klasike dhe duke sjellë një komunikim në dukje tepër të thjeshtë. “Por arti mbetet politikë”, thotë Peter, teksa hedh vështrimin nga pllakatet e mikut të tij të fëmijërisë, artistit Péter Pócs vendosur në sallën kryesore të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë është dhe arsyeja e udhëtimit në Tiranë të Fitz, i cili është kurator i ekspozitës. Këto ditë ka pasur mundësi të vizitojë pavijonin e artit të socrealizmit në Galerinë e Arteve, dhe thotë se është i mahnitur nga ajo periudhë, pavarësisht tematikave. “Ky koleksion pikturash është një vlerë për vendet që i kanë, siç është rasti i pikturave të periudhës së komunizmit në Shqipëri, apo i së njëjtës periudhë në Hungari”, thotë ai, teksa kërkon të flasë për ekspozitën e Pócs, që, sipas tij, është një rrëfim i detajuar i historisë. Ekspozita tregon një përzgjedhje të veprave të Pócs, duke u fokusuar kryesisht te pllakati kulturor, por që përfshin edhe disa kulme personale të artistit në pllakatin politik. Ai njihet për të dyja në nivel ndërkombëtar. Imazhet e tij, shumicën e kohës në skena dhe interpretime surreale, të mbrujtura me një seriozitet të thellë dhe pasion të fortë, gjejnë frymëzim në historinë e Hungarisë, dhe sidomos në situatën politike të saj gjatë shekullit të 20.

Por disa nga punët e tij janë thellësisht universale, si në rastin e pllakateve që dëshmojnë rënien e komunizmit në të gjithë Europën Lindore në vitet 1989-1990. Pllakatet e Péter Pócs, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të një teknike individuale krejtësisht origjinale – bocete skulpturore të fotografuara në skena teatrale dramatike – kombinojnë ikonografinë personale surreale me elemente kulturore, historike, politike, sociale etj., të një Europe midis dy botësh. Kur sheh materien e përdorur për to: balta, uji, mielli, kripa, argjila, është e pamundur të shmangësh asocimin me krijimin e Adamit, dhe as situatën e tij të mëpasshme.

Pllakatet e Péter Pócs, të këtij artisti modern, e transferojnë problemin akut politiko-social, të cilit i drejtohen dhe shtrojnë pyetje rreth kujtesës sonë historike në breza apo gjendjes së njeriut në skenë apo jashtë saj, në jetë. Që nga fundi viteve ‘80 e deri në ditët tona, Péter Pócs është fitues i shumë çmimeve në botë për pllakatin dhe sot ai është një nga figurat më të respektuara në këtë zhanër. Kjo është hera e parë që Péter Pócs ekspozon në Shqipëri. Artisti do t’i dhurojë fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve të gjitha pllakatet pjesëmarrëse në këtë ekspozitë. Péter Pócs lindi më 14 shtator 1950 në Pe?cs, Hungari. Ai u diplomua në Shkollën e Mesme Artistike në Pe?cs në vitin 1971 si arpunues dhe argjendar. Po?cs ka punuar si dizenjator grafik që nga viti 1972, duke lëvruar kryesisht pllakatin kulturor, dhe më rrallë atë komercial. Në vazhdimësi, nga vitet ’80 (dhe pas ndryshimeve politike), Po?cs ka dizenjuar më së shumti pllakate të karakterit politik. Udhëheqësit e tij shpirtërorë ishin Henryk Tomaszewski, Waldemar S?wierzy dhe Gyo?rgy Konecsni.

Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare, bienale e trienale, duke qenë shpesh fitues i çmimeve si hungareze, si ndërkombëtare me krijimet e tij. Ai gjithashtu ftohet rregullisht të marrë pjesë në simpoziumet ndërkombëtare të pllakatit: “Hommage a? Max Ponti”, “13 + Lautrec”, “Komunikim 2000”, “Mijëvjeçari Hungarez”, “Familja Toulouse”, “Fëmijët janë ritmi i botës”, “Shkronjat e Bullgarisë Alfabeti i Evropës”, “Sarajevë 2014”. Në vitin 1991, Po?cs themeloi studion e tij, të quajtur “Poster Design Studio”. Ai mori çmimin “Miha?ly Munka?csy” për artin në vitin 1997. Po?cs themeloi shoqatën “Vetmia e pllakatit hungarez” në vitin 2008. Ai mori Diplomën “Mjeshtër në dizajnin industrial” nga Universiteti i Hungarisë Perëndimore në vitin 2010.

Më Shumë

Ushtroi dhunë fizike ndaj katër personave, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave. Rasti ka ndodhur...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit