25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Tre emra për Avokatin e Popullit

Avokatin e Popullit-logoTre emra për Avokatin e Popullit do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme për votim. Deputetët kanë mundësi të zgjedhin ndërmjet Gjyljeta Mushkolajt, Hilmi Jasharit dhe Adriana Hoxhiqit, për t’ia besuar detyrën e Avokatit të Popullit për mandatin pesëvjeçar. Këta tre kandidatë janë përzgjedhur nga 22 kandidatë sa kanë qenë gjithsej në garë.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Avokatin e Popullit është drejt fazës përfundimtare. Me votim të fshehtë, paneli intervistues javën e kaluar ka përzgjedhur tre emra, nga 22 kandidatë sa kanë konkurruar. Kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, Suzan Novobërdali thotë se procedura e përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë transparente dhe është monitoruar edhe nga organizata të ndryshme, përfshi edhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Kemi qenë të monitoruar nga ata, janë nda të kënaqur shumë me punën e panelit. E kemi pasur një panel shumë transparent përballë tyre. Tre emrat që kanë marr më së shumti pikë, janë Hilmi Jashari, Gjyljeta Mushkolaj dhe Adriana Hoxhiq”, tha Novobërdali për Radio Kosovën.

Pas kalimit të këtyre emrave edhe në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut që është mbledhur sot, i mbetet Kryesisë së Kuvendit që të procedojë më tej. Novobërdali beson se javën e ardhshme do të votohet në Kuvend për Avokatin e Popullit.

“E hëna ardhshme është takimi i kryesisë dhe kryesia e procedon për në Parlament. Unë besoj se këta do të shkojnë në votim të enjten e ardhshme, pas dhjetë ditësh”, tha ajo.

Mandati i Avokatit të Popullit zgjat pesë vjet pa të drejtë rikandidimi. Avokatit aktual, Sami Kurteshi, mandati i përfundon më 4 qershor.

Më Shumë

500 mëshqerra qumështore për fermerët e Suharekës – nis projekti i ri blegtoral

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur në Facebook nisjen e një projekti të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve lokalë...

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Lajmet e Fundit