Nesër përfundohet reforma zgjedhore

Lideret kosovarKomisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e mërkurë) për t’ia dhënë dorën e fundit reformës zgjedhore, miratimi i të cilës pritet t’i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Pas dakordimit të dy partive të mëdha, LDK dhe PDK, për shpejtimin e këtij procesi, shumica e çështjeve deri dje të hapura janë harmonizuar dhe ka mbetur ende e pa përmbyllur vetëm çështje e numërimit të votave, pra, se ku do të numërohen votat në vendvotime apo në ndonjë vend tjetër të caktuar.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, pret që në mbledhjen e paraparë për nesër ky komision ta përfundojë punën e tij dhe draftin final ta dorëzojë në Kryesinë e Kuvendit.

Gashi thotë për lajmi.net se tashmë shumica e çështjeve sa i përket reformës zgjedhore mund të konsiderohen të përmbyllura.

“Nesër do të jetë i gatshëm drafti për t’u dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës”.

“Besoj se nëse ka vullnet edhe nga partitë tjera kjo punë do të kryhet nesër”.

“Pothuajse të gjitha çështjet janë përfunduar, përveç çështjes se ku do të bëhet numërimi i votave, a do të bëhet brenda në vendnumërim, apo në qendër të numërimit, ose do të mbetet ashtu siç është”.

“Sa i përket çështjes së votës preferenciale, besoj se komisioni do t`i rekomandojë Kryesisë së Kuvendit që të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, se a konsiderohet shkelje e Kushtetutës fakti që secila votë e partisë i shkon automatikisht edhe bartësit të listës zgjedhore, përkatësisht kryetarëve të partive”.

“Nëse ka vullnet politik prej partive, besoj se brenda dhjetë ditëve është e gatshme reforma”.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit