ADA ndihmon me 9.960 euro “Handikos”-in në Suharekë

per-handikosinAgjensioni Austriak per Zhvillim (ADA) në Suharekë, edhe këtë vit do ta përkrahë projektin për rehabilitimin psiko-social të personave me aftësi të kufizuar. Projekti do të implementohet për gjashtë muajt e ardhshëm dhe vlera e tij është 9.960 euro.

Nga ky projekt personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë trajtim psiko-social nga psikologia e angazhuar ne Qendrën Handikos si ata që kanë nevojë për terapi medikamentoze dhe material higjienike-sanitar dhe mjete ortoprotetike.

E tëra kjo do të arrihet në bazë të nënshkrimit të marrëveshjës në mes të përfaqësuesit të ADA –së Christian Geosits dhe u.d. të drejtorit të “Hendikos”, Melihate Gashi. Implementimi i këtij projekti do të nis nga data 1 mars dhe do të zgjas 6 muaj dhe ky është viti i katërt me radhë i përkrahjës së “Hendikos” –it nga ana e Agjencionit Austriak për Zhvillim.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit