LDK kërkon dorëheqjen e Ramadan Mujës pas verdiktit të Gjykatës

LDK-logo5-23Ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, pas shpalljes së verdiktit për Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, duke e kërkuar dorëheqjen e tij.

Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës, në Prizren, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së EULEX-it, me anë të cilit Ramadan Muja dhe bashkëpunëtoret e tij, shpallen fajtorë për keqpërdorim te detyrës zyrtare, thuhet në njoftim.

“LDK-ja në Prizren konsideron që nuk mundet te qeveriset me Prizrenin me Kryetar te shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, andaj LDK-ja kërkon që Ramadan Muja të jap dorëheqje, në mënyrë që të gjendet zgjidhje politike për Komunën e Prizrenit, dhe zgjidhja është, zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar te Komunës se Prizrenit”, thekson LDK.

Po ashtu LDK ka shprehur “kënaqësi që më në fund drejtësia u vendos, dhe u faktuan shkronjë për shkronjë të gjitha ato denoncime publike që ka bërë LDK-ja ndaj praktikave korruptive te qeverisë Muja”.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit