20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Në Suharekë e Krushë të Vogël u varrosen mbetjet mortore të 46 viktimave

Varrosen mbetjet mortoreTë mërkurën është bërë varrimi i mbetjeve mortore të dyzetë e gjashtë personave, të cilat u janë dorëzuar familjeve të tyre gjatë kësaj jave nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML).

Mbetjet mortore të njëzet e shtatë personave, siç njofton EULEX, u janë dorëzuar familjeve Berisha nga Suhareka të hënën (24 mars), ndërsa të nesërmen familjet nga fshati Krusha e Vogël i kanë pranuar mbetjet mortore të nëntëmbëdhjetë personave.

“Personat e pagjetur të familjeve Berisha dhe Bytyqi ishin gjetur në vitin 2001 në Batajnicë, Serbi, kurse personat e pagjetur nga Krusha e Vogël ishin gjetur në vitin 2003 në Shirokë, Suharekë, si dhe në vitin 2012 gjatë një operacioni në terren të DML-së në poligonin e qitjes në Lubizhdë në komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e EULEX-it.

Deri më sot, DML i ka kryer 445 operacione në terren, gjatë të cilave janë gjetur 247 persona, kurse mbetjet mortore të 361 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre, nga të cilët 269 ishin në listën e personave të pagjetur.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit