8.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shënohet 100 vjetori i Kryengritjes së Banjës

Kryengritja BanjesNën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në Banjë, u shënua 100 vjetori i kryengritjes së njohur të Banjës dhe fshatrave të Llapushës, kundër okupatorit serbo-malazez, në vitin 1914. Me këtë rast, u zbulua edhe pllaka përkujtimore, e vrasjes së 20 martirëve gjatë asaj kryengritjeje.

Në këtë shënim, krahas qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe kryetari i subjektit politikë “Nisma për Kosovën” dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, zv/ministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj, intelektual dhe historian të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare.

“Sot pas 100 viteve, po e kujtojmë një histori të pashkruar dhe e pashënuar deri më sot, andaj sot është koha, që historia jonë të shkruhet. Po e përkujtojmë këtë ngjarje të pashkruar, sikur edhe shumë ngjarje të tjera që kanë mbetur pa u shkruar, për shkak të rrethanave të kohës, apo të shkruara e të shtrembëruara. Por, neve këto ngjarje, na janë përcjellë nga baballarët tanë, brez pas brezi, në odat tona”, tha kryetari Begaj, me rastin e hapjes së Akademisë, të mbajtur me këtë rast.

Për rëndësinë historike të kësaj ngjarje të madhe, foli historiani Xheladin Shala. Sipas tij dhe dokumenteve të siguruara të asaj kohe, në arkivat e ndryshme, “kjo është njëra prej kryengritjeve më të mëdha, ku janë zhvilluar beteja të ashpra, mes kryengritësve shqiptar, të prirë nga Sadri Bytyçi, nga Lacët e Drenocit, etj, ku pas betejave të përgjakshme, forcat serbo-malazeze e maqedone, kanë pësuar humbje të mëdha. Si pasojë e këtyre humbjeve, okupatori serbo-malazez, ishte organizuar në shuarjen e kësaj kryengritje, ku janë zhvilluar beteja të ashpra në Kërvasari, Drenoc, Senik, Banjë e vende tjera. Në këtë kryengritje, thuhej se kanë marrë pjesë rreth 800 kryengritës të armatosur, të mbështetur nga më shumë se një mijë të tjerë të gatshëm, dhe nga gjashtë mijë kryengritës nga Shqipëria. Pas masave të ashpra, përmes granatimeve të vendbanimeve dhe përdorimi i artilerisë së rëndë, një pjesë e kryengritësve u vranë, një pjesë u arrestuan, disa tjerë lëshuan vendin, ndërsa një pjesë u shpërnda në çeta të vogla, për ta vazhduar luftën për çlirimin e trojeve shqiptare”.

Kurse, historiani tjetër, Agon Rrezja, lexoi një kumtesë shkencore, lidhur me kryengritjen e Banjës, ku në mënyrë kronologjike, paraqiti përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës, për çlirimin e vendit, që nga koha e pushtimit turk, deri në këtë kryengritje të përmasave të mëdha, jo vetëm me pjesëmarrjen e kryengritësve, por edhe me jehonën e kësaj kryengritjeje.

Kryetari i “Nisma për Kosovën” dhe deputet i Kuvendit të Kosvës, Fatmir Limaj, shprehi mirënjohjen e tij, për angazhimin e historianëve, që u munduan ta pasqyrojnë historinë e luftës së Banjës. “Le të shërbej ky kujtim, për t’u ndier krenar edhe 100 vite pas kësaj lufte”, tha Limaj.

“Jemi krenar që po përkujtojmë historinë e stërgjyshëve dhe baballarëve tanë dhe unë i porosisë mësimdhënësit tanë, që këtë histori t’ju përcjellin brezave”, tha mes tjerash Limaj.

Ndërsa, zv/ministri i MPMS, Fatmir Shurdhaj, duke marrë fjalën, përshëndeti në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe tha se, “Qeveria e Kosovës, është angazhuar për mbrojtjen e këtyre vlerave të kombit”. “Kjo histori e shkruar jo drejt në të kaluarën, duhet të shkruhet drejt nga historianët tanë”, porositë zv/ministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj.

Në fund, në vendin e vrasjes, u zbulua edhe pllaka përkujtimore, e vrasjes së 20 personave, në mars të vitit 1914 në Banjë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Probleme me ngrohjen në dy shkolla të Prizrenit

Për shkak të një defekti në pompën e naftës së kalldajës dhe mungesës së energjisë elektrike, sot dhe nesër nuk do të zhvillohet procesi...

“Borë për 2-3 orë”, moti për këto katër ditë të javës

Dita e enjte mund të zbardhë me borë. Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova. Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të...

Lajmet e Fundit