Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

Polici-EulexSot Task Forca Mitrovicë e ndihmuar nga Policia e EULEX-it, zbatoi një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për një person 32 vjeçar në Zupç, Kosova veriore. I dyshuari Radovan Radiq, i arrestuar është dërguar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë për marrje të mëtejshme në pyetje. Urdhër arresti është kërkuar nga UNMIK-u më 2011.

Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare. Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.

EULEX kishte provuar dje të arrestonte Radovan Radiq dhe kishte kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk e kishte gjetur aty.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit