Filloi spërkatja kundër rriqrave në Senik të Malishevës

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikOrganizuar nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtoria për Shëndetësi, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, “Truly Nolen”, ka filluar spërkatja kundër rriqrave, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), masa të cilat janë të planifikuara nga Këshilli Ndërministror për luftimin e EHKK.

Kompania në bashkëpunim me organet komunale të Malishevës, ka angazhuar punëtorët dhe makinerinë për spërkatjen selektive të zonave endemike në Malishevë, ndërsa arsye për fillimin e spërkatjes në Senik, ka qenë një rast i regjistruar në Komunën e Malishevës, gjatë këtij viti me EHKK, i cili fatmirësisht është shëruar.

Pas Senikut, spërkatja e zonave endemike, do të vazhdoj sipas planit të hartuar, për spërkatjen, sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti.

Fillimin e spërkatjes në Senik, sot e ka përcjell edhe kryetari i Malishevës Ragip Begaj, me drejtorin e shëndetësisë Hajdin Berisha dhe drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim Ahmet Morina. Begaj, ka kërkuar nga kompania, seriozitet gjatë spërkatjes në të gjitha zonat, përderisa nga banorët ka kërkuar bashkëpunim të mirë, në mënyrë që rreziku nga thumbimi i rriqrave të zvogëlohet. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit