Për dy javë, rreth 18 mijë tiketa të shqiptuara

Policia-rrugoreSipas Policisë së Kosovës, implementimi i planit policor të quajtur “Java e Sigurisë”, që ka qenë i paraparë të zgjas nga 1 maji deri më 7 maj, do të vazhdoj edhe më tej.

Fushata të cilën e ka filluar Policia e Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka rezultuar me numër të tiketave të shqiptuara.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy javëve të para të muajit maj, në të gjitha rajonet e Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 18036 tiketa.

Gjatë javës së parë të muajit janë shqiptuar 9658 tiketa, ndërsa, gjatë pjesës së dytë të muajit janë shqiptuar gjithsej 8378 tiketa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se angazhimi i Policisë së Kosovës ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, gjatë ngasjes së automjeteve. Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve”, ka thënë Kelani për Telegrafin.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar kanë ndodhur një mori aksidentesh, ku si pasojë e këtyre aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës, e kanë humbur jetën katër persona. /Telegrafi/

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit