5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mustafa në Rahovec: Do të kemi 80 % prodhime vendore

Mustafa ne Rahovec14-02Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një takimi me banorët e Rahovecit, ka thënë se zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe shtetin demokratik mund ta bëjnë vetëm ata që e dinë dhe e respektojnë punën, familjen dhe kanë respekt për qytetarët.

“Rahoveci njihet në Kosovë si qendër punëtore, si qendër e cila jeton me djersën e saj, e cila i jep Kosovës shembull se si duhet të punohet. Ne duhet t’i përkrahim njerëzit e devotshëm që jetojnë prej djersës së tyre, sepse vetëm me këta njerëz që jetojnë prej djersës së tyre, ne mund ta bëjmë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin në Kosovë mund ta bëjnë ata që dinë çka është puna, çka është vlera, çka është familja, çka është përgjegjësia ndaj anëtarëve të familjes dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve”, ka thënë kreu i LDK-së, transmeton Koha.net.

Sipas tij, këto zgjedhje do të bëjnë kthesë të madhe në Kosovë, me të cilat ne do t’i japim fund një qeverisje të keqe të qeverisë së tanishme dhe më 8 qershor do të fillojmë një epokë të demokracisë, shtetit ligjor, zhvillimit dhe procesit integrues.

“Ne jemi partia më e madhe në Kosovë, jemi partia më e organizuar, kemi listën më të mirë me kandidatët për deputetë, si nga Rahoveci edhe nga viset tjera të Kosovës. Ajo çka ne kërkojmë këtu është që vota jonë të jetë votë e madhe, fitorja jonë të jetë fitore e madhe, fitore e fuqishme, në mënyrë që qeverisja e ardhshme e jona, të jetë një qeverisje e fuqishme dhe përgjegjësia jonë ndaj jush të jetë përgjegjësi e madhe”, shtoi Mustafa.

Duke folur për planin e tij qeverisës dhe zhvillimor, Mustafa ka thënë se do ta trefishojë buxhetin për bujqësinë, do të paguajë të gjitha kamatat për bujqit dhe do t’i ulë tatimet.

“Aktualisht në Kosovë importohen 600 milionë euro produkte bujqësore, duke përfshirë edhe 80 milionë euro vetëm qumësht dhe produkte të tij. Aktualisht ne mbulojmë vetëm 20% të nevojave për konsum nga bujqësia. Me qeverisjen e LDK-së në katër vitet e ardhshme do të kthehet e kundërta, 80% do të kemi prodhime vendore dhe 20% import”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Kreu u LDK-së ka thënë se do të hiqet dogana dhe TVSH-ja për makineritë dhe importet e tjera që janë të lidhura me prodhimin.

“Ne parashohim që nëpërmes politikave fiskale dhe politikave ekonomike të cilat do t’i aplikojmë, do të synojmë që normat e interesit për bujqësisë të mos jenë të ngjashme me tregtinë. Ne do të rritim për tri herë subvencionimin për bujqësinë dhe në katër vitet e ardhshme investimet në këtë sektor do të arrijnë në 1.2 miliard euro. Si rezultat i këtyre investimeve do të kemi 120 mijë të punësuar në bujqësi dhe industrinë përpunuese, duke përfshirë edhe shtimin e punësimit sezonal”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe konkurrencës jolojale me të cilën përballen prodhuesit vendorë, duke shtuar se me LDK në Qeveri do të krijohen kushte për një ekonomi të tregut ku të gjithë do të jenë të barabartë.

Më Shumë

Mbyllen 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e...

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Lajmet e Fundit