Euronews: Fiton PDK, qeveria e ardhshme do të vijë nën presion

Thaci ne festNjë media ndërkombëtare Euronews, shkruan se partia në pushtet e kryeministrit, Hashim Thaçi në Kosovë ka shënuar fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit, nga një pjesëmarrje e ulët e votuesve.

Sipas kësaj ndërkombëtareje, frustrimi me varfëri të përhapur dhe korrupsionin i ka mbajtur votuesit larg. Vetëm 43% e njerëzve votojnë.

Votuesit e Kosovës janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e progresit që kur Thaçi kryesoi shkëputjen e territorit nga Serbia në vitin 2008.

Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ai ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë kësaj radhe në mënyrë që të ndihmohen të dy vendet në anëtarësimin në BE.

Qeveria e ardhshme do të vijë nën presion të menjëhershëm me të gjeturat për shkak të një hetimi për krimet e luftës.

Sipas Euronwes, supozohet se ushtria guerile e Kosovës ka marr organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit në fund të viteve 1990.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit