Forumi Transparenca, sot organizon debat me studentët e UPZ-së

UPZ 45

Forumi Transparenca, sot organizon debat me studentët e UPZ-së
Forumi Transparenca organizon sot debat të hapur me studentë të Universitetit Publik të Prizrenit, me temën “Qeverisja Demokratike dhe Pjesëmarrja e Rinisë në Vendimmarrje”.

Debati mbahet në ora 11:00 në hapësirat e Universiteti Publik i Prizrenit.

Në këtë debat do të trajtohen tematikat që lidhen me qeverisjen demokratike dhe pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, përfshirjen e të rinjve në hartimin e politikave publike sikurse për qeverisjen transparente ashtu dhe llogaridhënjen.

Debati do të zhvillohet në mes përfaqësuesve të Forumit Transparenca, EC Ma Ndryshe dhe Këshilli për Veprim Lokal Rinor në Prizren, me studentë të Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Panelistët do të paraqesin nga një rezyme të përgjithshme mbi këto tematika dhe pastaj do të iu ofrohet mundësia e studentëve që të adresojnë komente dhe çështje tjera që lidhen me këto tema.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të këtij viti, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit