20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Shaka korçare”, recitali i aktorëve Zamira Kita dhe Albano Prodani

88590Shaka korçare” titullohej recitali i aktorëve të njohur Zamira Kita dhe Albano Prodanit, të cilët kanë risjellë për publikun korçar materialet humoristike më të bukura ndër vite, por në të tjera situata. E konceptuar si një variete, dyshja e kompletuar e këtij teatri Kita –Prodani është ngjitur në skenën e teatrit Çajupi, mbrëmjen e së shtunës duke luajtur plot mjeshtëri pjesët më të spikatura të humorit korçar, duke pasur në fokus problemet e shoqërisë shqiptare.

Premiera ka arritur të bëjë për vete publikun korçar, i cili mes të qeshurave pa fund, ka duartrokitur gjatë aktorët korçarë. Premierës nuk i ka munguar edhe muzika, ku vetë aktorët në fjalë kanë provuar për herë të parë edhe këtë zhanër.

“Ka qenë një recital që unë dhe Albano kemi dashur ta bëjmë prej kohësh, pasi kemi gati 12 vjet që performojmë së bashku. Kemi marrë figurat tona më të bukura, por nuk kemi përsëritur materialet. Ishte iniciativa e Guri Koços edhe si libretist edhe si regjisor dhe pritëm me shumë dashuri Arben Dervishin nga Amerika, që është miku jonë, shoku jonë dhe doli diçka shumë e bukur. Në fakt u përpoqa edhe të këndoja. Kënga që Albani dhe kolegët e mi kishin zgjedhur, më shumë më kërkonte si aktore sesi këngëtare, kisha një ngarkesë më të vogël. Këngën e udhëhiqte Albani dhe unë i përgjigjesha në disa batuta por u kënaqa shumë.”- tha Kita.

Pjesë e këtij recitali me regji të Guri Koços është bërë edhe aktori tjetër korçar Arben Dervishi, i cili prej vitesh jeton në Amerikë. Dervishi ka rrëfyer emocionet e rikthimit në skenën e Teatrit të Korçës.

“Rikthimi im nuk është suksesi i kësaj shfaqjeje, po janë këta aktorë dhe ai regjisor që e bëri këtë shfaqje të mrekullueshme, unë u përpoqa të jem në harmoni me ta. Skena e këtij teatri më mungon shumë. Edhe monologu i parë që unë bëra, kjo ishte që mua më mungon skena, më mungon Korça, më mungon teatri. Megjithatë unë jam përpjekur që ta mbaj veten time në parametrat e një aktori të mirë dhe atje, në drejtim të spektakleve që organizohen në komunitet por nuk janë spektakle kaq profesionistësh. Megjithatë unë rikthehem sërish në skenën e Korçës, në një spektakël të mrekullueshëm dhe u përpoqa që të jem me dinjitet”- tha Dervishi.

Premiera e re duket se ishte kuruar me detaj, pasi regjisori Guri Koço solli si risi edhe talentet e reja. “Risi të kësaj shfaqeje janë të shumta. U kthye Arbeni fuqishëm. Albani dhe Zamira u kthyen në një stad dhe më të lartë, por unë solla në skenë dhe një brez që përgatitet i frymëzuar nga këta artistë që do na ndihmojë në të ardhmen”- tha Koço.

Recitalit “Shaka Korçare” nuk i kanë munguar edhe këngët e kënduar nga Laxarela, Mateus Frroku etj, të cilët kanë ndezur skenën dhe kanë korrur duartrokitjet e spektatorëve. “Shaka korçare” do të shfaqet edhe në ditët në vijim në teatrin Çajupi në Korçë.

Më Shumë

Kleofina Pnishi – kush është bukuroshja nga Kosova që ia rrëmbeu zemrën dhe u fejua me yllin e Interit?

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen...

Celine Dion rikthehet në mënyrë mahnitëse

Këngëtarja Celine Dion është rikthyer në skenë pas katër vitesh, ku performoi dje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike 2024. Dion dha shfaqje mahnitëse në...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit