2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Isa përballë KP të LDK-së

isa mustafa 3Isa Mustafa nuk e kishte konsultuar Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, siç e parasheh Statuti i Partisë, kur ka nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit me AAK’në dhe Nismën për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Neni 24, Pika 5, i Statutit të LDK’së, thotë se Këshilli i Përgjithshëm “vendos për koalicionet para dhe pas zgjedhore në nivel qendror”, por dy ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit Isa Mustafa ka nënshkruar Marrëveshje Koalicioni, pa marrë pëlqimin e organit më të lartë të partisë.
Sidoqoftë, ai ka marrë mbështetjen e Kryesisë dhe Degëve të LDK’së, ndërsa për fjalën finale do t’i drejtohet sot edhe Këshillit të Përgjithshëm – para se të nisë krijimi i institucioneve, Kuvendi dhe Qeveria.

Marrëveshja, postin e Kryeministrit ia rezervon Liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, i cili në zgjedhjet e qershorit ka fituar 9 për qind, ndërsa Isa Mustafës ia jep postin e Kryeparlamentarit, i cili nuk është e sigurt që ligjërisht do të mund t’i takojë.
Për këtë, në takimin e sotëm priten diskutime.

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi, duke folur për Koalicionin Opozitar, ka thënë mbrëmë në Interaktiv të KTV’së se LDK ka bërë zgjidhje pragmatike, duke pamundësuar formimin e një Qeverie nga PDK. Por, sipas tij, qeverisja më e mirë do të ishte nga LDK.
“Unë mendoj se LDK, në situatën në të cilën gjendet, është dashur të bëjë një zgjidhje pragmatike.”

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin zgjedhor dhe me koalicionin, pasi mendoj se Qeveria duhej të udhëhiqej nga LDK”.

Gashi ka pohuar se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së do të flasë lidhur me këtë. E, sipas tij, ka edhe të tjerë në LDK që ndajnë mendim të ngjashëm me të.

Më Shumë

NEWBORN 18 vjen ndryshe këtë vit

Ideatori i monumentit simbolik të pavarësisë NEWBORN, Fisnik Ismajli, ka paralajmëruar konceptin e e ri artistik për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,...

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit