13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vrasja e trefishtë, djali i autorit: Më kërkoi një gotë ujë para se të vdiste

90511“Nëna kishte ndërruar jetë në vend. Ndërsa babai ishte gjallë kur shkova në shtëpi, më kërkoi një gotë ujë”. Ky është rrëfimi rrëqethës i Edmond Kolgjinit, të cilit i është dashur që brenda pak minutave të shohë nënën, babanë dhe xhaxhain e tij të vdekur. 26-vjeçari në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” rrëfen se çfarë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në banesën e Ferit Kolgjinit, i cili pasi ka vrarë gruan e tij, Sulltanën, ka vrarë vëllanë, Danin dhe më pas ka vrarë edhe veten. Tragjedia ndodhi në Grecë të Pezës, një fshat rreth 10 km nga Tirana.

Çfarë ka ndodhur në shtëpinë tuaj mëngjesin që ka ndodhur ngjarja?

Çdo gjë ka qenë si zakonisht, si ditët e tjera. Unë jam zgjuar në orën 07:00. Nëna me babain kanë pasur komunikim normal mes tyre. Babai ka qenë normal, nuk kishte ndonjë shenjë që të tregonte se ne duhet të shqetësoheshim. Nëse do kishte një shenjë të tillë, unë vetë nuk do e lija që të bënte atë që bëri. Madje, mbaj mend që babai i foli njërit prej komshinjve në rrugë dhe i tregoi për fitoren e Holandës.

Po pastaj çfarë ndodhi?

Unë nuk kam qenë në shtëpi më pas, sepse kisha punë tek tokat që janë pak larg shtëpisë. Pasi e lashë çdo gjë normalisht në shtëpi, shkova tek tokat dhe pasi mbarova disa punë, rreth orës 09:30 u afrova pranë shtëpisë dhe pashë që jashtë në rrugë ishte parkuar makina e xhaxhait, Danit, i cili jetonte në Kombinat, por vinte pothuajse çdo javë në fshat. I thirra nënës që të më sillte ujë, se më kishte marrë etja. Por, pasi nuk m`u përgjigj njeri erdha në shtëpi që ta merrja vetë ujin, por edhe të takoja xhaxhain. Kur erdha pashë se çfarë kishte ndodhur.

Ku i gjetët trupat e nënës dhe babait?

Kur po vija në shtëpi, tek oborri në fillim gjeta trupin e gjakosur të xhaxhait, Danit. Pak më tutje, tek cepi i shkallëve ishte trupi i nënës. Iu afrova xhaxhait, ishte i ngrohtë akoma nuk kishte ndërruar jetë. E nisëm xhaxhain në spital, por vdiq sapo shkoi atje. Ndërsa, nëna kishte ndërruar jetë në vend. U futa brenda në shtëpi që të merrja një jastëk për t`ia vënë tek koka, por aty gjeta babain e shtrirë në tokë. Ai ishte gjallë, më kërkoi një gotë ujë, por unë nuk ia dhashë, sepse kujtova se ai nuk ishte plagosur.

Unë kam qenë i pari që i kam gjetur trupat e tyre në shtëpi dhe më pas kam lajmëruar policinë dhe xhaxhain, Mevlanin. Ai ka qenë në shtëpinë e tij dhe nuk është fare e vërtetë, se ai ka qenë në shtëpinë tonë para se të ndodhte ngjarja, sepse ai ka ardhur më vonë.

Po, përse mund ta ketë bërë babai juaj këtë veprim?

Këtë e dinë vetëm ata të tre se çfarë ka ndodhur, por ne mendojmë se ka qenë diçka e momentit, një depresion i momentit. Babai dhe nëna kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin. Unë kam një vit që kam mbaruar shkollën e lartë dhe kam ardhur rri në fshat dhe e di mirë se çfarë marrëdhëniesh kishin ata me njëri-tjetrin.

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit