Isa Mustafa: Eqrem Kryeziu dha dorëheqje për shkak humbjeve

Isa Mustafa me Eqrem KryeziunLideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se Eqrem Kryeziu ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik për shkak humbjes që ka pësuar në zgjedhje.

“Eqremi ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja, si një lloj i tregimit të përgjegjësisë ndaj asaj që ka ndodhur në zgjedhje sepse nuk i ka fituar votat për deputet”, ka thënë Mustafa për ‘Zërin’

“Unë mund të them se z. Kryeziu ka punuar shumë në LDK, qe 25 vjet, kohët e fundit kemi pasur mospajtime brenda LDK-së në Prizren, ka pasur grupe të ndryshme me interesa të ndryshme, mirëpo për vetë faktin që ka pasur shumë kandidatë për deputetë, ka treguar se kush ka përkrahje, është një faktor shumë i rëndësishëm”

“ Unë mirëkuptoj dorëheqjen e tij, mandej arsyetimi i dorëheqjes është çështje tjetër, mirëpo e vërteta është se ne nuk kemi përkrahur asnjë fraksion apo grupacion atje, por jemi munduar që të bisedojmë gjërat sepse partia ka marrëdhënie mjaft të mira e demokratike. Tash njerëzit e shohin këtë situatë edhe të promovimeve personale”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit