8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Thaçi: 25 korriku shoi ëndrrën e Serbisë për ndarjen e Kosovës

Thaçi-25korrikKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka kujtuar aksionin e 25 korrikut të vitit 2011, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Thaçi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka thënë Thaçi, teksa ka përkujtuar edhe rënien e policit Enver Zymberi.

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës.

Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.

Më Shumë

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit