19.7 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

SHBA ftojnë për iftar kryegjyshin e Bektashianëve

Dedebaba Edmond BrahimajUdhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane, Dedebaba Edmond Brahimaj, ka ardhur prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar për herë të dytë në një iftar të organizuar për liderë fetarë myslimanë nga e gjithë bota nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, raporton RTK.

Kryegjyshi Baba Mondi duke folur për marrëdhëniet në mes bektashinjve shqiptarë dhe SHBA-ve thotë se ato kanë një histori të gjatë që para luftës së Dytë Botërore, nga vitet e 20-ta dhe ato janë të shkëlqyera.

Baba Mondi thotë se qendra botërore Bektashiane ishte me seli në Tiranë që nga viti 1929 deri më 1967 kur zyrtarisht u shuan të gjitha fetë në Shqipëri. Sot ajo është ringjallur dhe bektashizmi ekziston në 31 shtete të botës ndërsa bektashianët shqiptarë vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si selinë e kryegjyshatës botërore të bektashinjve.

Baba Mondi thotë se rreth 45/% e myslimanëve shqiptarë në Shqipëri janë bektashianë, por regjistrimi i fundit i qeverisë shqiptare i ka paraqitur shumë më pak dhe i ka dëmtuar. ’Ai thotë se në pyetësorin e regjistrimit figuronte vetëm pyetja ‘je i krishter apo mysliman,’ por nuk pyetej cilit komunitet i takon.’

Si duhet të jetë një besimtar, dhe çfarë ofron Bektashizmi që nuk e gjen tek një fe tjetër? “Ne nuk i detyrojmë njerëzit të falen pesë herë në ditë, ose të shtunën e të dielën. Tek ne njerëzit vijnë kur e ndjejnë,” thotë ai.

Një karakteristikë që dallon bektashianët nga ‘myslimanët e tjerë’ është se ata bëjnë lutje të përbashkëta, burra dhe gra në një faltore dhe nuk e mbulojnë gruan, thotë Baba Mondi. “Gruan nuk e ruan fesi dhe mbulesa, por karakteri i saj.” Lutjet e bektashinjve janë në gjuhën shqipe dhe në qendër të këtyre lutjeve eshtë kombi dhe preosperiteti i tij. Moto e bektashinjve është ‘Pa atdhe s’ka fe.’

Më Shumë

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në...

Prizren: Tre muaj pas ndërtimit, dëmtohet rruga Arbanas-Mamushë

Rruga Arbanas-Mamushë u ndërtua dhe u dëmtua brenda 3 muajve. Mungesa e kanaleve kulluese e dëmtoi atë, ndërsa banorët ankohen se kamionët e tonazhit...

Lajmet e Fundit