20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ngërçi politik zgjat rrugën integruese

KuvendiKosoves5-27Ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, po e thyen rekordin e vitit 2001, kur vendi pati mbetur pa Qeveri, për mbi tre muaj. Që prej 7 majit të sivjetmë ditën kur edhe është shpërbërë Kuvendi i Kosovës, ky organ ka zhvilluar vetëm një seancë. Edhe vendimet e dala prej saj kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Për rrjedhojë, Kuvendi është autorizuar që të përmbahet nga marrja e çfarëdo vendimi, të paktën deri më 17 shtator.

Analistët e vlerësojnë se kjo periudhë e gjatë e vakuumit po i kushton shumë Kosovës, si në raport me liberalizimin e vizave dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në raport me proceset tjera të brendshme. Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një prononcim për gazetën ka thënë se Kosova ndodhet para shumë sfidave dhe se ky vakuum institucional do t’i kushtojë vendit në shumë procese nëpër të cilat po kalon,shkruan Tribuna.

“Kosova ka shumë sfida para vetes dhe natyrisht se humbja e kohës në kuptimin e formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit, nuk i duhet Kosovës”, ka thënë ai. Kosova, sipas tij, ka nevojë të menjëhershme që të adresojë një numër të madh të sfidave që dalin sidomos nga aspekti i liberalizimit të vizave.

Më Shumë

Lajmet e Fundit