Vizita të pakta të korit diplomatik në Prizren që prej dënimit të Mujës

Shtepia e Bardhe-PrizrenPjesa dërmuese e përfaqësuesve të korit diplomatik të akredituar në Kosovë që prej disa muajve nuk e kanë realizuar pothuajse asnjë vizitë në Komunën e Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Përderisa zyrtarët komunalë arsyetohen se vizitat e rralla kanë të bëjnë me periudhën e ndërrimit të ambasadorëve, aktivistë të shoqërisë civile këtë çështje më shumë e lidhin me faktin se kryetari i Komunës, Ramadan Muja, është dënuar në shkallën e parë të gjyqësorit për shpërdorim të detyrës zyrtare, prandaj dhe diplomatët nuk preferojnë që të shihen në shoqëri të zyrtarëve institucionalë që kanë probleme me ligjin, përcjell koha.net.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, vlerëson se përfundimi i mandateve të disa ambasadorëve të vendeve perëndimore ka bërë që të ketë pak vizita zyrtare në këtë komunë, që sipas tij do të ndryshojë pas akomodimit të të ngarkuarve të rinj me detyrë në Prishtinë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit