5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

1200 studentë, peng i mosmarrëveshjeve mes MASHT-it dhe AKA-së

FakultetiEdukimit-prishtineRreth 1 mijë e 200 studentë, të tetë drejtimeve lëndore në Fakultetin e Edukimit ndjekin programe studimi, të cilat nuk janë akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), shkruan Koha Ditore.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të njohë diplomat e këtyre studentëve, të cilët kanë studiuar gjatë periudhës së reformimit të fakultetit, e që diplomat u janë interpretuar si të pavlefshme.

AKA-ja qëndron prapa vendimit që këto programe nuk janë të akredituara dhe as që do të akreditohen, ndërsa ekspertët e arsimit janë të mendimit se ministri i Arsimit, Ramë Buja, përveç që ka marrë një vendim të paarsyeshëm, ka bërë edhe shkelje të ligjit.

Programet e studimit: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (BA), Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA), Fizikë – Kimi (BA), Biologji – Kimi (BA), Matematikë – Informatikë (BA), Teknologji informative (BA), Histori – Edukatë Qytetare (BA), dhe Gjeografi – Edukatë Qytetare (BA), janë programe të cilat kanë marrë pëlqimin nga Agjencia e Akreditimit, për periudhën njëvjeçare.

“Akreditohen për një periudhë njëvjeçare në Prishtinë (1 tetor 2010 – 30 shtator 2011) me kusht të transferimit të tyre në departamentet përkatëse në UP”, thuhet në vendimin e Agjencisë.

Ferdie Zhushi, e cila drejton Bordin e Agjencisë së Akreditimit, ka thënë se AKA-ja nuk i ka akredituar këto programe, dhe se institucioni të cilin e drejton qëndron prapa vendimit për mosakreditim të atyre programeve.

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Lajmet e Fundit