“Apropos Kosovo”, 12 rrëfime gjermane për Kosovën

Apropos-dasmaStudentë të gazetarisë, 12 prej tyre, 12 tregimet që i kanë gjetur në Kosovë i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Të gjenden rrëfime interesante në një vend për të cilin shumica në Gjermani nuk dinë asgjë më shumë se fjalët: Ish Jugosllavi dhe Luftë. Kjo detyrë u është dhënë 12 gazetarëve të shkollës së reportazheve të Zeitenspiegel, Günter Dahl.

Ata, në kuadrin e trajnimit të tyre njëvjeçar kishin marrë në prill të këtij viti me tre automobila rrugën për në Kosovë.

Tregimet që i kanë gjetur atje, 12 sosh, i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.

Në faqen “reportreisen.com” gjenden 12 reportazhet, të cilat bëjnë fjalë, veç tjerash për një moderatore të guximshme televizive, për skandalet nga politika dhe ekonomia si dhe për dasmën e një çifti të ri që flet për qasjen e tyre ndaj modernes dhe traditës.

Kryeredaktorë të projektit janë Christina Schmidt dhe Andres Ebergard, të dy studentë të gjeneratës aktuale të shkollës së përmendur.

“Kosova për ne sot është mikpritësja e madhe e cila na u gjet gjatë kërkimit për një shtrat”. Kështu i rrumbullakojnë përshtypjet e tyre Schmidt dhe Eberhard dhe vazhdojnë: “Kosova është kafeja e cila edhe në kafenenë më të keqe të shijon si të ishte përgatitur nga baristi italian. Kosova është pyetja “A je nga Gjermania?” – shumë veta këtu kanë një lidhje me këtë vend, ku kanë jetuar vetë ose u jetojnë akoma familjarë”. /albinfo.ch/

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit