9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Mund të jenë mbi 450 trupa në Rudnicë

Rudnice-varrez masiveHaki Kasumi nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të zhdukurve të Kosovës është shprehur se në Rudnicë mund të jenë mbi 450 trupa të pajetë të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë vitit 1998-99 në Kosovë.

Ai në një intervistë dhënë Radio Evropa e Lirë, ka thënë se pala serbe po bën lojën e saj, pasi që në Qeverinë e Serbisë gjenden një numër i madh i njerëzve të implikuar në këto krime dhe ata frikësohen se do të vijë momenti kur do të dalin para drejtësisë.

“Shifrat shkojnë nga 250, edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucione serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe më tepër. Por e vërteta do të dalë atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi”, ka thënë Haki Kasumi.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, është shprehur se janë duke vazhduar në mënyrë të rregullt gjurmimet për mbetje mortore në Rudnicë.

Ai në një prononcim për gazetën Tribuna tha së ekspertët e Rudnica 3 ende nuk kanë hasur në mbetje mortore por që vazhdimisht është duke u gjurmuar.

Ndërkaq, sipas tij, ende nuk dihet se a do të ketë Rudnica 4.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit