Berisha nga Suhareka: Mos shkoni me luftu në Siri e Irak

Gramoz Berisha-suharekePamjet e vuajtjeve të komunitetit Jezidi nga pjesëtarët e ISIS-it në Irak, po e kthejnë 15 vite mbrapa Gramoz Berishën nga Suhareka. Ai i kishte mbijetuar masakrës se forcave serbe në vitin 1999, kur u vranë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“Më 29 mars 1999 ka ndodh masakra ma e madhe në Suharekë. Këtu janë vra 50 anëtar të familjes. Kemi shpëtuar vetëm unë, nëna dhe gruaja e axhës”, thotë Berisha për Klan Kosova.

Atij i kujtohen edhe kolonat e gjata të shqiptarëve që dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa, kujtimet e tmerrit që përjetoi në lokalin fatal të Suharekës, ai ende i ka të freskëta. Madje, Gramozi nuk dëshiron as ta shoh këtë vend në qytetin e tij. Prandaj, dëshiron të shpërngulet për të jetuar në Prishtinë.

Për të mos përjetuar të tjerët vuajtjet e kosovarëve në luftë, ai u lutet bashkëkombësve të tij të mos shkojnë për të luftuar në Irak e Siri.

“Ju kisha lutur, mos të ndodh diçka si familjes sonë, si kemi vuajtur; mos të ndodh kjo në asnjë vend të botës, e aq më pak që ato vrasje të bëhen prej shqiptarëve”, thotë Berisha.

Dhjetëra kosovarë i janë bashkuar grupit terrorist të ISIS-it për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme. Më i njohuri prej tyre është Lavdrim Muhaxheri, i cili ka postuar foto në rrjete sociale duke i prerë kokën një të mituri.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit