2.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

“DokuFesti”, me artin e ndryshimit

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefNevoja për ndryshimin e status quo-së në zhvillimet e kulturës lokale do të shtynte aktivistët e dikurshëm, drejtuesit e sotëm të “DokuFestit”, që t’u hyjnë veprimeve përmes të cilave shprehin pakënaqësinë, por edhe të sjellin risi në qytetin e vjetër të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Pas 13 vitesh angazhimi, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër nuk mbahet më në një qytet pa kinema, pasi që nga dhjetori i 2013-s ka nisur funksionimi i “DokuKinos”. Në këtë mënyrë njëri prej qëllimeve të “DokuFestit” është përmbushur.

Por misioni për zhvillim të mëtutjeshëm në dhe rreth kinemasë vazhdon. Edicioni i 13-të i këtij festivali vjen me porosinë “Ndrysho, mos u mshef”, që është pasqyruar edhe në programin e filmave, që përmban 237 filma nga 56 vende të botës, të ndarë në gjashtë kategori garuese dhe shumë përzgjedhje speciale.

“Deri diku kemi përmbushur një pjesë të misionit, kemi mbërritur në momentin që kemi kinema. Por kjo nuk domethënë që e kemi kryer misionin, sepse besojmë se mund të kanalizojmë energjitë tona për ndryshime edhe më të mëdha, më pozitive në jetën kulturore të këtij qyteti dhe të këtij vendi. Mu për këtë shkak kemi zgjedhur moton e ndryshimit, pasi që si organizatë bazohemi në aktivizëm, dhe mendojmë se aktivizmi duhet të jetë motor i ndryshimeve. Me programin e filmave dhe me krejt çka sjell ‘DokuFesti’ synojmë të promovojmë idenë e aktivizmit dhe ndryshimit dhe nuk kemi arsye që të ndalemi”, thotë Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit.

Ai pranon se në shoqërinë kosovare nuk ka mekanizma të mjaftueshëm që disa gjëra të marrin rrjedhë normale dhe të duhur, në mënyrë që ato të sjellin edhe ndryshime pozitive, prandaj “DokuFesti” shpesh herë merr role më të mëdha se sa që do të duhej të kishte, kryesisht për shkak të mungesës së iniciativës për zhvillim kulturor. Madje sivjet ajo është zgjeruar edhe në programin e filmave.

Më Shumë

Mamusha kërkon nga ASK-ja përmirësimin e disa të dhënave në regjistrimin e popullsisë

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq në cilësinë e kryesuesit të Komisionit komunal për regjistrimin e popullsisë ka kontestuar disa të dhëna të...

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Lajmet e Fundit