34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Cliff: Zgjedhjet e reja s’janë në interes të Kosovës

IanCliff6-12Ambasadori britanik Ian Cliff, ka thënë se është i bindur që për qytetarët në Kosovë nuk është me interes të organizohen zgjedhje të reja, pasi në vitin e fundit janë ballafaquar me disa procese zgjedhore.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se Britania dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdohet sa më parë, kurse për të ashtuquajturin Park i paqes në urën mbi lumin Ibër, ka paralajmëruar zgjidhjen në tri faza, por në fund siç ka thënë ai, duhet të arrihet te zgjidhja që patjetër të mundësohet liria e qarkullimit mbi urë.

Ambasadori britanik ka deklaruar se pjesa e marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me njohjen e diplomave nuk po funksionon. Ai ka thënë se duhet punuar në njohjen e diplomave që jepen në Universitetin në veriun e Mitrovicës.

Cliff ka bërë të ditur se Ambasada e Britanisë së Madhe ka mbështetur një numër të juristëve serbë të cilët dëshironin të jepnin provimin e jurisprudencës dhe të inkuadrohen në punën e Gjyqësorit të Kosovës.

“Por, pastaj kemi ardhur në situatën që atyre juristëve u është thënë se nuk mund t’i shtrohen provimit të jurisprudencës, sepse diplomat e tyre të lëshuara në Universitetin e Novi Sadit, të Beogradit, këtu nuk njihen”, ka thënë Cliff.

Më Shumë

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Lajmet e Fundit