Mustafa: Do t’i kemi votat e pjesës dërrmuese të deputetëve

isa mustafa 3Blloku LDK-AAK-NISMA thonë se në takimin e sotëm me 6+ morën siguri që votat e tyre do t’i marrin edhe në rastin tjetër, kur Isa Mustafa, do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Isa Mustafa tha se i kanë votat e pjesës dërrmuese të deputetëve.

“Sigurisht se di t’i kemi votat jo vetëm të tyre, do t’i kemi votat e pjesës dërrmuese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Unë nuk mund të flas tani për votat e tyre publikisht sepse është jo korrekte që unë shpreh vullnetin e tyre por janë shumë korrekt edhe janë shumë mirëkuptues për projektin tonë të përbashkët me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën dhe me partitë të cilat e kundërshtojnë qeverinë III Thaçi”, tha Isa Mustafa për KTV, pas takimit me përfaqësues të 6+.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit