16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Arbër Rexhaj: PDK-ja po tenton t’ia shpëtojë kokën Ramadan Mujës

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj ka akuzuar PDK-në se po bënë përpjekje për të “shpëtuar kokën” Ramadan Mujës. Ai thotë se PDK-ja po bënë përpjekje që pronat publike për të cilat është dënuar Ramadan Muja t’i shpallë prona në interes publik.

“PDK-ja në Prizren po e bënë edhe një përpjekje të fundit për të shpëtuar kokën e Ramadan Mujes. Ai u dënua për shpronësim të paligjshëm të pronave publike,kurse në mbledhjen e kaluar të Asamblesë, u kërkua që asamblistët të votojnë që pronat 800/1 dhe 800/2 të kthehen në prona të interesit publik, me c’rast të krijohet një zonë ekonomike dhe industriale”, thotë Rexhaj.

“Pra, bëhet fjalë për të njëjtat prona për të cilat u dënua Ramadan Muja”.

“Përmes një vendimi të tillë në asamble, PDK-ja në Prizren po mundohet të krijojë rrethana lehtësuese për prof. Mujën, sepse cdo rrethanë e re, realisht merret për bazë në aspektin juridik”.

“PDK-ja po mundohet të krijoj alibi dhe rrethana të reja për vendimin e ardhshëm gjyqësor ndaj Mujes. Në të vërtete përmes nje vendimi te tille do te mundohet te krijoj, rrethana lehtësuese dhe alibi për Mujën”.

“Sigurisht që nuk jemi kundër zonave të reja ekonomike dhe industriale, por një vendim i asamblesë për këto dy parcella duhet të shtyhet pas vendimit gjyqësor të Ramadan Mujës, gjegjësisht pas zgjedhjeve te parakohshme në komunën e Prizrenit”.

“Prandaj, ju bëj thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve që të ushtrojnë presion publik që në asamblenë komunale nje ceshtje e tille të mos vihet në votim fare, por që të shtyhet per shume me vonë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Boksieri Riad Isufi renditet i 5-ti në Kampionatin Evropian U19 në Çeki

Boksieri i ri kosovar Riad Isufi ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Boksit për grupmoshën U19, që po zhvillohet në...

Exit Polli i Klan Kosovës për Prizren: Shaqir Titaj i PDK-së bindshëm i pari

Klan Kosova ka publikuar exit poll-in për zgjedhjet e sotme lokale. Rezultatet e këtij exit polli për komunë të Prizrenit kanë treguar së më se...

Lajmet e Fundit