Dhjetëra mësimdhënës kanë mbetur pa punë në Komunën e Rahovecit

komuna e rahovecitDeri më 31 gusht të 2014-tës, Eshref Haxhiu, Afrim Oruçi dhe disa kolegë të tjerë kanë qenë staf mësimdhënës i shkollave të ndryshme të Komunës së Rahovecit. Por, pas shpalljes së konkursit, për vendet e tyre të punës, ata kanë mbetur pa punë.

Sipas tyre, drejtoria e arsimit të kësaj komune, zëvendësimin e tyre e ka bërë nga persona familjarë dhe partiak të partisë në pushtet.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Behar Rama, në një prononcim për RTK-në tha se të larguarit, nuk kanë arsimin adekuat. Ai thotë se përzgjedhja e mësimdhënësve është bërë duke u bazuar në diploma e jo në baza partiake.

Deri më tani mësimdhënësit e larguar nga puna kanë dërguar disa ankesa në zyrën e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë. Ata janë në pritje të përgjigjes nga ky institucion ndërsa thonë se, do të vazhdojnë me të gjitha mundësitë e tyre të provojnë se vendimi i DAK-së në Rahovec për largimin e mësimdhënësve të shkollave të kësaj komune ishte i padrejtë.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit