Sot në Prizren vjen ‘500px Global Photo Walk’

Prizreni-naten500px Global Photo Walk është një ngjarje joformale që organizohet në gjithë botën me 6 shtator. Me këtë datë tubohen fotografë nëpër qytete të ndryshme për të bërë fotografi sipas një teme të parapërcaktuar.

Kjo ngjarje nuk ka karakter garues dhe shërben ekskluzivisht për promovimin e qyteteve të caktuara në nivel global. Duke përdorur hash tag të caktuar, mundësohet që vizitorë nga të gjitha kontinentet t’i shohin fotografitë e postuara dhe me këtë të njoftohen mbi vlerat kulturore dhe civilizuese të atyre qyteteve dhe njëkohësisht u mundësohet fotografëve afirmim në nivel ndërkombëtar, transmeton KultPlus.

Në Prizren ngjarja vjen sot po ashtu me fotografët të cilët do të duhen të punojnë mbi tri tema: Kalaja e Prizrenit, monumentet historike nëpër qytet dhe pjesa urbane e qytetit.

Në garë mund të marrë pjesë kushdo që e ka pasion fotografinë, pa marrë parasysh a është amator apo profesionist, apo çfarë pajisje fotografike posedon. Organizatorët nuk ofrojnë përkrahje financiare për mbarëvajtjen e këtij takimi, mirëpo do të mundësojnë që opinioni botëror të jetë i informuar nëpërmes rrjetave sociale.

Secili pjesëmarrës duhet të hapë llogari të veten në www.500px.com Me përfundimin e takimit, fotografitë e zgjedhura secili pjesëmarrës duhet t’i postojë në llogarinë e vet në www.500px.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit