VV: PDK-ja dhe Beogradi zvarrisin qëllimshëm formimin e institucioneve

VV-logo9-09Në një përpjekje për krijimin e mekanizmave institucionalë paralelë, sot PDK-ja e pashpresë ndërmori edhe hapin e fundit për pengimin e krijimit të institucioneve: së bashku me Listën Serbe e shtynë për një javë seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne jemi të bindur që veprimi i sotëm i znj. Brovina nuk ishte vendim i saj personal, por një strategji e qartë partiake. Jemi thellësisht të pakënaqur që znj.Brovina dhe PDK-ja iu nënshtruan një kërkese fare të paarsyeshme të Listës Serbe. Nuk ka pasur kurrfarë justifikimi për shtyrjen e një seance edhe ashtu tejet të vonuar vetëm e vetëm pse Thaçi nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin

Lëvizja VETËVENDOSJE! vlerëson se shtyrja e seancës ishte e qëllimshme dhe e nxitur drejtpërdrejt nga partia e Kryeministrit të shkuar e cila nuk po lë gur pa lëvizur në funksion të evitimit të ngjarjes e cila do ta shpallte fillimin e humbjes përfundimtare të krimit të organizuar në Kosovë. Në fakt, kjo nxitje e PDK-së u parapri nga urdhri publik nga Beogradi mbi atë se si duhet të duket Qeveria e ardhshme e Kosovës. Mirëpo, Serbia nuk mund të vendos për përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe kohën e formimit të institucioneve të Republikës sonë.

Qytetarët e Kosovës me padurim e kanë pritur dhe e presin krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Kjo është një e drejtë elementare e qytetarëve si dhe obligim i të zgjedhurve. Përveç kësaj, edhe faktorët ndërkombëtarë e kanë kërkuar me ngulm krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. Bile edhe opozita e ardhshme e Kuvendit, PDK-ja, u deklarua para dy ditësh se shtyrja e seancës është plotësisht e panevojshme. Kurse sot u vërtetua edhe një herë se është pikërisht ky subjekt politik që po i bën të gjitha drejt zvarritjes sepse nuk po dëshiron të përballet me të vërtetën e numrave të demokracisë në ditën e themelimit të Kuvendit.

PDK duhet të sprapset nga uzurpimi i shtetit. Dhe, dakordimi i të gjitha subjekteve politike shqiptare duhet t’i japë fund kapjes së shtetit. Për këtë gjë ka nevojë Kosova. Këtë e presin qytetarët tanë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit