1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Pse vonoi hapja e Shkollës së Kompetencës në Prizren?

Prizren-Qendra KompetencesNdonëse nuk kanë treguar ndonjë interesim sa është planifikuar, në Shkollën e Kompetencës, në lagjen periferike “Dardania”, të parën e këtij lloji në Prizren, mësimi është paraparë të nisë më 15 shtator. Fillimin me vonesë prej dy javësh të kësaj shkolle opozita e ka vlerësuar si dështim të Drejtorisë së Arsimit, ndërsa zyrtarët kanë reaguar duke thënë se opozita po flet edhe atëherë kur nuk kupton, duke e ndërlidhur të tërën me ndërtimin e objektit.

Shkolla e mesme profesionale – Qendra e Kompetencës, e cila është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut do t’i pres nxënësit e parë mesin e shtatorit. Kjo është një shkollë e perspektivës, që nuk menaxhohet nga komuna, por nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim profesional, andaj certifikatat përfundimtare mund të krahasohen me ato të vendeve të BE-së.

Ndonëse parashihet, që në vitin e parë, të startojnë 10 paralele deri tash janë regjistruar rreth 70 nxënës. Kjo ka shtyrë zyrtarët që konkursin ta lënë hapur deri në plotësimin e vendeve të lira.

Aty do të punojnë rreth 16 profesorë. 12 janë pranuar me konkurs nga Agjencia për Arsim Profesional, ndërsa të tjerët do t’i plotësojnë normat nga shkollat tjera.

Duke vlerësuar fillimin e vitit shkollor, Bashkimi Demokratik (BD) ka vlerësuar si dështim më të madh të kreut komunal Ramadan Mujës dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) mosfillimin e procesit mësimor më 1 shtator edhe në këtë shkollë. “Arsyet ndërlidhen me mosdije, punës jo të duhur nxitëse – senzibilizuese për mundësitë dhe shanset që ofron kjo shkollë, andaj numri i nxënësve për regjistrim ka qenë simbolik”, thekson në komunikatë, BD.

Drejtori për Arsim, Nexhat Çoçaj, startin me vonesë të shkollës e ndërlidh çështjen e ndërtimit të objektit i cili nuk ishte gati, ndërsa donatori nuk kishte bërë pranimin teknik të objektit. “Përkundër vonesave që kanë ndodhur jo shkaku i neglizhencës apo dobësive organizative të DKA-së janë regjistruar mbi 70 nxënës, ndërsa pritet që me fillimin e mësimit të plotësohet numri i kërkuar”, ka thënë ai.

Çoçaj ka thënë se roli i opozitës është për të kritikuar, madje edhe aty nuk kanë fare njohuri. “E kemi ditur se do të ketë vonesa për fillimin e kësaj shkolle, meqë donatori ka pranuar që kjo shkollë të nisë punën këtë vit, për shkak të reformave në arsim, ndërsa kemi dashur që aty ta sistemojmë një numër të mësimdhënësve, që kanë mbetur pa normë pas shuarjes së klasave të XIII”, ka thënë për “Zërin” ai.

Çoçaj tha se nuk është se propaganda ka munguar, por nuk ka mundur të bëhet më shumë para se objekti të përfundonte së ndërtuari. “Ka pasur raste kur nxënësit dhe prindërit kanë vizituar shkollën dhe nuk kemi dashur që të biem ndesh me fjalët tona. Në anën tjetër kemi kërkuar nga shkollat tjera, madje edhe nga gjimnazet që numri maksimal i nxënësve të jetë 32 nxënës në klasë, pasi po dëmtohet procesi mësimor dhe funksionimi i shkollës. Shkollave profesionale u kemi kërkuar jo më shumë se 24 nxënës në klasë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, shkëlqen McKinnis

Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në...

Plani i zhvillimit dhe Plani i madh

Blerim Shala Borut Pahor, ish-Presidenti i Sllovenisë, para dhjetë ditësh bëri të ditur, përmes një prononcimi në mediat shoqërore, arsyet pse ai nuk ka aplikuar...

Lajmet e Fundit