11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

E fejuan pa dëshirën e saj, shqiptarja i vë flakën shtëpisë

136848Një shqiptare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka vënë flakën shtëpisë së saj teksa prindërit po flinin, pasi nuk donte të realizohej martesa me një burrë që e kish zgjedhur familja e saj.

Arlinda Latifi,17 vjeç maturante në gjimnazin në Holt të Miçiganit, e pranoi fajin para trupit gjykues duke thënë se nuk donte të martohej me një burrë të zgjedhur në Shqipëri nga familja e saj dhe ishte tmerruar nga kjo ide.

“Prindërit ishin mjaft të lumtur, por unë nuk doja të fejohesha”, tha Arlinda, e cila nuk është më e fejuar.

Ajo rrëfeu se kishte hedhur benzinë në dhomën e saj të gjumit, në korridor dhe në tualet e më pas kishte vënë flakën me shkrepëse.

17-vjeçarja akuzohet për zjarrvënie me dashje, krim për të cilin mund të dënohet deri me 20 vjet burgim. Por duke qenë se ajo e ka pranuar krimin pas një marrëveshje me Prokurorinë, ajo mund të dënohet vetëm me tre vjet liri me kusht, me rrezikun për t’u dërguar në një institut rehabilitimi, nëse kryen sërish veprime të paligjshme.

Incidenti ka ndodhur që në 30 maj të këtij viti, në shtëpinë që Arlinda ndan me të ëmën dhe babanë në qytetin Holt. Arlinda ka dorëzuar pasaportën te autoritetet vendase, ndërsa do të presë datën 24 nëntor, kur të merret edhe vendimi përfundimtar i gjykatës për të.

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Lajmet e Fundit