Jahjagës, barra e nxjerrjes së vendit nga kriza

Kuvendi i Kosoves 7Faktori ndërkombëtar nuk do të përfshihet drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë. Nëse do të jetë nevoja e ndërhyrjes, pritet që presidentja Atifete Jahjaga ta ketë mbështetjen e plotë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë edhe nisjen e procedurave për zgjedhjet e parakohshme.

Kështu thonë burime të gazetës Tribuna, të cilat thonë se diplomatët ndërkombëtarë janë duke pritur me padurim që të shohin një zgjidhje nga ana e partive politike, sidomos për formulën qeverisëse.

Këto burime nuk e fshehin që formula e preferuar e pjesës më të madhe të korit diplomatik në Kosovë ishte ajo e qeverisë PDK-LDK. Mirëpo, në rrethanat e krijuara, edhe ndërkombëtarët, sipas të njëjtave burime, janë pajtuar se kjo formulë për momentin është gati e parealizueshme, sidomos për shkak të pozicionit të lidershipit të LDK-së me Isa Mustafën dhe mbështetësit e tij në LDK.

“Në rrethanat ekzistuese kur PDK nuk ka mbështetje, por edhe koalicioni rreth Haradinajt nuk po gjen forcë të tejkalojë postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhjet mund të jenë opsion shumë real pas shterjes së mundësisë së radhës në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit”, kanë deklaruar këto burime në kushte anonimiteti..

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit