3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Hoxha koordinon veprimet me agjencitë zbatuese të ligjit

Syle Hoxha me agjencite zbatuese te ligjitNë bazë të planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka pritur disa nga përfaqësuesit e këtyre agjencive.

Gjatë takimit ata kanë biseduar për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Prokurorit të Shtetit me këto agjenci, në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kriminalitetit në përgjithësi.

Në këtë takim ishin, drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Nahit Shala, drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu dhe drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni.

Në një komunikatë për media nga Prokuroria e Shtetit thuhet se gjatë këtij takimi u bisedua për hapat që janë marrë lidhur me zbatimin e planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional dhe hapat konkret që do të merren në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me qëllim të arritjes se rezultateve konkrete.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit thuhet se iu kushtua luftës kundër krimeve ekonomike, (shpëlarja e parasë, evazioni fiskal etj.), me ç’rast u vlerësua se institucionet tanimë kanë krijuar disa mekanizma të cilat janë duke punuar në luftë kundër krimeve ekonomike dhe dukurive tjera kundërligjore.

“U.d, kryeprokurori Hoxha, tha se është i kënaqur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve në mes të Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë dhe shtoi se hapat konkret që janë ndërmarrë dhe ato që pritet të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e agjencive pjesëmarrëse të takimit vlerësuan angazhimin e Prokurorit të Shtetit në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta në luftë kundër të gjitha dukurive kundërligjore.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit