12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Blloku, kërkesë në Sekretarinë e Kuvendit

Blloku VVDeputetët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive, e cila është shtyrë ditë më parë nga kryesuesja Flora Brovina.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka konfirmuar për Top Channel përmes telefonit se kërkesa për seancë, që është dërguar në Kuvend, tanimë është protokolluar dhe – sipas saj – seanca është thirrur për ditën e enjte të javës së ardhshme.

Kërkesa për këtë seancë është e nënshkruar nga të gjithë deputetët e bllokut, por jo edhe nga deputetët e komuniteteve pakicë.

Në Sekretarinë e Kuvendit nuk kanë dashur të flasin për kërkesën e deputetëve të koalicionit paszgjedhor.

Një zyrtar i lartë në Kuvend ka treguar, në kushte anonimiteti, se ajo çfarë ka bërë Sekretaria deri tani me këtë kërkesë, është që e ka shpërndarë si njoftim nëpër kutitë e deputetëve.

Por, njoftimi i koalicionit paszgjedhor nuk është shpërndarë as te Presidentja, por as tek ambasadorët e akredituar në Prishtinë, siç ndodh rëndom në seanca konstituive.

Në Sekretarinë e Kuvendit kanë treguar se nuk dihet ende, nëse mund të jetësohet kërkesa e koalicionit paszgjedhor, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e detyron Sekretarinë e Kuvendit, që të jetë në shërbim vetëm të kryesueses së seancës, sa i takon seancës konstituive. /Top Channel/

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Totaj pret një delegacion zviceran, vizitojnë Stacionin e Autobusëve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga drejtoresha e përgjithshme e SDC-së, Patricia Danzi, në...

Lajmet e Fundit