26 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Thaçi, Mustafa e Haradinaj të lëshojnë pe

Naim MalokuNaim Maloku ka thënë se është pro arritjes së një koalicioni ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ai ka kërkuar nga liderët e këtyre tri partive politike të heqin dorë nga postet udhëheqëse në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Politikani Naim Maloku ka thënë të dielën se në këtë fazë do të mund të funksiononte edhe një formulë qeverisëse PDK-LDK-AAK.Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nëse arrihet një formulë e tillë, ajo duhet të bëhet për katër vjetët e ardhshëm sepse Kosovës do t’i sillte stabilitet politik. “Me një koalicion të tillë për katër vjetët e ardhshëm Kosova do ta fitonte stabilitet politik të fuqishëm, një qeveri të fuqishme e cila do ta mbante më lehtë barrën e dialogut me Serbinë dhe proceset të cilat Kosova duhet t’i përfundojë me sukses në raport me integrimet euroatlantike. Prandaj, mendoj se të tre liderët duhet të japin diçka nga vetja dhe pikërisht ky kishte me qenë mossynimi në pozitat udhëheqëse”, ka deklaruar Maloku, duke kërkuar nga liderët kryesorë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, të heqin dorë nga postet udhëheqëse në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

“Një marrëveshje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme do të arrihej në qoftë se Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj pajtohen të mbesin deputetë, por që në pozitat e para udhëheqëse t’i zgjedhin njerëzit nga partitë e tyre. Kjo do të kishte me qenë mënyra më e lehtë për ta tejkaluar krizën aktuale politike”, është shprehur Maloku. Sipas tij, është e nevojshme që ata t’i qesin interesat e Kosovës në rend të parë dhe t’i marrin seriozisht proceset dhe t’i çojnë përpara.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër meqë AAK-ja nuk hyn në koalicion me Hashim Thaçin kryeministër dhe anasjelltas PDK-ja e ka vështirë që pas këtyre katër muajve ta pranojë Ramush Haradinajn kryeministër. Prandaj, është problematike që Thaçi ose Haradinaj të jetë kryeministër sepse aq shumë kanë shkuar armiqësitë dhe konfliktet verbale saqë nuk e shoh të realizueshme një gjë të tillë”, ka theksuar Maloku. Ai ka vlerësuar se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës është bllokimi i institucioneve dhe moskomunikimi i skenës politike.

“Mendoj se më e keqja që i ka ndodhur Kosovës është bllokimi i institucioneve dhe moskomunikimi i skenës politike. E gjithë kjo mund të jetë më dëme afatgjata, prandaj çdo zgjidhje që e zhbllokon këtë situatë është e mirëseardhur për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Maloku.

Më Shumë

66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Serebe i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” për herë të dytë radhazi

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që u dedikohet...

Lajmet e Fundit