Pushojnë hetimet kundër ish-këshilltarit të Limajt për njërin rast të korrupsionit

Fatmir Limaj-Endrit ShalaKanë pushuar hetimet kundër ish-këshilltarit të Fatmir Limajt, Endrit Shalës për njërin rast të korrupsionit. Ai ishte nën hetime bashkë me ish-shefin e tij në MTPT, Fatmir Limaj duke u hetuar në të dy rastet e korrupsionit që lidhen me tender të kësaj ministrie.

Pushimin e hetimeve e ka konfirmuar Arianit koci, avokat i Shalës.

“Në veprimet e klientit tim, isha i sigurt që nuk ka elemente të veprave penale për të cilat është dyshuar. Hetimi i Prokurorisë Speciale e ka vërtetuar këtë. Ndaj klientit tim janë pushuar hetimet. Ai është akuzuar për krim të organizuar, lidhja e kontratës së dëmshme, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës dhe marrje e ryshfetit”, ka thënë Koci për Express.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit