15.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ahmeti: S’jemi fajtorë nëse dikush ka ndjenja urrejtje e fashiste ndaj neve

Ahmeti-VV5-25Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti edhe një herë ka vendosur të flas për futbollin dhe bashkimin kombëtar. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nuk është e nevojshme të behët debat me tepër për bashkim kombëtar e dashuri mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ahmeti ka thënë se shqiptarët duhet të merren me çështje te tjera, pasi sipas tij nuk i kanë punët bash mirë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nuk e kuptoj se pse debati po zhvendoset në atë se kush është për bashkim kombëtar e kush nuk është, a ka dashuri në mes të Kosovës e Shqipërisë. Si gjithmonë po e kërkojmë fajin tek vetja. Këtë mentalitet të viktimës duhet ta heqim sa më parë.

Ne duhet dënuar fashizmin që nuk bën dallim mes neve, por na gjeneralizon si shqiptarë që duhet vrarë (i gjithë stadiumi), si shqiptarë që nuk jemi të denjë për shtet (Nikoliq) dhe si jo-njerëz. Prandaj mos te zhvishemi nga ajo që jemi duke menduar se po të jemi ndryshe do të na duan edhe të tjerët.

Kjo nuk nënkupton as thirrje për luftë, as thirrje për urrejtje të kombeve tjera e as destabilizim të regjionit. Kjo nënkupton veçse një mbrojtje të dinjitetit tonë, mbrojtje të barazisë në mes të kombeve e shteteve. Nuk e pranoj si normale thirrjen për vrasjen e të gjithë shqiptarëve. Por edhe po të pranoja që këta janë vetëm disa huliganë që gjithmonë bërtasin njëjtë, atëherë si mund ta pranojë qëndrimin zyrtar të Beogradit për ngjarjet. Jo, Jo dhe Jo.

Flamuri me simbole kombëtare nuk ishte flamur kombëtar. As nuk ishte flamur i Shqipërisë së “madhe”. As nuk kishte emërtime. Ishte veçse një hartë e vendeve ku jetojnë shqiptarët bashkangjitur me fjalen autokton. Shumë prej neve këtë e morrëm vesh pas lojës, e besoj që ata në stadium edhe më pak e kanë ditur se çka është. Prandaj mos kërkoni arsyetimin e qëndrimit fashist në atë flamur.

A do të thotë kjo se ne shqiptarët i kemi punët mirë dhe duhet të mburremi me atë çka kemi sot? Absolutisht jo. Ne kemi probleme me korrupcion, krim të organizuar, mungesë të zhvillimit ekonomik, e mungesë të barazisë. Këto janë gjëra cilat duhet pranuar e pastaj duhet punuar në përmirësimin e tyre.

Por, të ndalim fajësimin e njëri tjetrit për identitet. Nuk jemi në fajtorë pse dikush tjetër ka ndjenja urrejtje e fashiste ndaj neve vetëm pse jemi shqiptarë.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit