Ramadan Muja “kërcënon me pushkë”

RamadanMuja14-01Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja thotë se pushkën e ka plot, madje jo vetëm ai, por i gjithë Prizreni.

I quan Bllokun komplotistë, flet për Romës e Lashtë, madje e sprovon vetën edhe në gjuhën e tyre.

Krejt këto i tha para shefit të tij të partisë, Hashim Thaçi dhe Këshillit të PDK’së, të cilët mbajtën të mërkurën një mbledhje.

Muja tha se komplotin, qytetarët e Kosovës e durojnë vetëm deri në një shkallë.

“Unë po them që sovrani do ti drejtohet, nëse do të shkojmë në zgjedhje, me ato fjalë që i është drejtuar Senati i Romës, komplotistit Katilina ……..ne Prizreni jemi të gatshëm ashtu siç tha kolegu Nijazi, pushkën e kemi plotë dhe besoni se do ta rrisim numrin e votave, nëse udhëheqësia, organet e partisë vendosin të shkojnë në zgjedhje”, thotë ai/express/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit