Haradinaj: Bashkë me Vetëvendosjen në protesta

Ramush Haradinaj 1I nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, përjashton mundësinë e një takimi të përbashkët të të gjithë liderëve politik derisa nuk përjashton mundësinë që t’i jepet përkrahje idesë së Vetëvendosjes për protesta.

Ai ka thënë se protestat janë e drejtë legjitime dhe nëse shterren të gjithë mekanizmat tjerë, atëherë qytetarët e gëzojnë edhe këtë të drejtë.

“Ne do të shqyrtojmë nëse janë konsumuar të gjitha instrumentet paraprake”, ka thënë Haradinaj duke komentuar idenë e Vetëvendosjes për protesta.

Ai ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme ashtu siç po kërkon PDK, duke thënë se zgjidhja është në duart e shumicës parlamentare.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit