Berisha: Thaçi s’lëshon pe, edhe sikur të kallej Kosova nga Vërmica në Merdar

Zafir berisha 123Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se e njeh mirë kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, prandaj është shprehur i sigurt se ai nuk do të lëshojë pe.

“Hashim Thaçi nuk është ai i luftës dhe i dy viteve të para të pasluftës. Nga viti 2002 ai është ndryshe; i ka humbur burrëria. Është në gjendje me të gënjye, me qesh dhe në të njëjtën kohë me të përqaf”, ka thënë Berisha në “Interaktiv” të KTV-së.

“Duke e njohur Hashim Thaçin, nuk pres që ai të lëshojë pe, madje edhe sikur të kallej Kosova nga Vërmica në Merdar”.

Ai ka thënë se bllokimi ka ardhur nga pakica parlamentare. Ndërsa, ka shprehur bindjen se PDK-së duhet lënë kryeparlametari, të cilin ai e ka quajtur “ciceron”, ndërsa shton se mes Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt duhet të gjendet një zgjidhje për postin e kryeministrit me rotacion, përcjell koha.net.

Berisha ka thënë se pretendenti për kryeparlametar i PDK-së, Arsim Bajrami, është djegur politikisht.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit