PDK mendon për mbetjen në opozitë

Thaci dhe VeseliNominimi i mundshëm i Hajredin Kuçit, për kryetar të Kuvendit të Kosovës, është një shenjë se PDK-ja ka filluar të mendoj edhe qëndrimin pak a shumë në opozitë- ndoshta për herë të parë që nga vendimi i fund gushtit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Privatisht, por edhe publikisht, PDK gjatë tërë kohës ka dërguar sinjale se ajo nuk mund të jetë e kënaqur me postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe se synon që të ketë hise në Qeverinë e ardhshme. Pavarësisht spekulimeve në asnjë moment zyrtarë të PDK, nuk e kanë qartësuar se do të heqin dorë nga pozita udhëheqëse në qeveri, pra ajo e kryeministrit.

Vetë nominimi i Arsim Bajramit, i cili ka një kohë që nuk ka ndonjë peshë në parti, për të kryesuar Kuvendin e Kosovës, ka qenë një shenjë se nuk është ky post ai që intereson kreut të partisë- por është qeverisja me vendin.

Zgjatja e procesit të themelimit të institucioneve dhe më pas edhe deklarimi i Ambasadorës së SHBA-ve, Tracy Ann Jacobson- kë bërë që partitë të lëvizin në qëndrime, nga frika se mund të humbin të gjitha nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionet e deritanishme. Sepse deklaratat e ambasadores i prekën të gjithë- edhe Bllokun, por edhe PDK-në, që ato të lëvizin nga pozicionet e ngurta, sepse asnjëra palë nuk do ti merr të gjitha.

Në këtë frymë, ishin dje partitë e Bllokut, që edhe publikisht hoqën dorë nga tentimi për të marrë pozitën e krye parlamentarit dhe në fakt i premtuan PDK-së se do ta votojnë të nominuarin e saj, dhe kështu ti hapin dyert konstituimit të Kuvendit dhe më pas qeverisë nga ta, sikur edhe që e planifikuan me marrëveshje.

Zyrtarisht PDK nuk ka dhënë shenja se ajo do të bëjë ndonjë tërheqje. Por meqenëse topi tashmë është bartur te ajo, diskutimi i emrit të Kuçit, të paktën tregon se kjo parti ka filluar të marrë seriozisht krye parlamentarin, dhe të bëhet gati për opozitë. Një gjë të tillë e mendojnë shumë në këtë parti, pavarësisht se nuk e flasin.

Shumëçka megjithatë do të kthjellohet ditëve në vijim- edhe nëse PDK në tentim për të marrë të gjitha do rrezikoj ti humbet po të gjithat./Gazeta Blic/

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit