Kërkojnë nga UPZ të krijojë kuotë për regjistrim të studentëve romë

Vataj-Jolxhi ShalaRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të hënën ka pritur në një takim përfaqësuesit e komunitetit romë në Prizren, Jolxhi Shala, kryetar i KNRP-së dhe Kujtim Pacaku, deputet i Kuvendit Kosovës nga ky subjekt politik.

“Rektori Vataj theksoi se si të gjithë të tjerë edhe studentët e këtij komuniteti do t’i mbështesë që të kenë mundësi të sigurojnë shkollim universitar që nesër të bëhen të zotë e vetvetes dhe të kontribuojnë për familjet e tyre dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti kërkuan nga UPZ që të krijojë një kuotë për regjistrim të studentëve nga kjo kategori e shoqërisë, që tu jepet mundësia për shkollim, pasi që kjo është pika më e dobët e këtij komuniteti.

Rektori Vataj i siguroi se këtë çështje do ta diskutoj në MASHT, pasi që është kompetent për caktimin e kuotave dhe se do të bëjë çfarë është e mundur që në suaza të ligjit të sigurohet përfshirje në arsimin e lartë edhe për këtë kategori të shoqërisë përmes krijimit të një kuote të posaçme”, thuet në kumtesën e UPZ-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit