11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rritet numri i studentëve në mensën e ushqimit

Konviktet-prZbritja e çmimit për t’u ushqyer në Mensën e Qendrës së Studentëve ka shtuar interesimin e këtyre të fundit për të përfituar nga shërbimet e kësaj mense, shkruan Koha Ditore.

Vetëm gjatë muajit nëntor, numri i studentëve për tu ushqyer në Mensë është rritur për 1500 më shumë, nga 4600 sa janë gjithsej. Numër ky që i tejkalon kapacitet e Mensës, e cila ka vend vetëm për 3600 studentë.

Si pasojë, radhët për të pritur për ushqim janë të gjata, dhe kjo po u shkakton vështirësi më së shumti studentëve. Ata janë shprehur të shqetësuar me tollovinë e madhe që po shkaktohet aty.

“Na bie me prit në radhë shumë, jemi studentë dhe nuk kemi shumë kohë, edhe me prit gjysmë ore në rend është për ne pak lodhje, marrë parasysh oraret e gjata të ligjëratave”, ka thënë Majlinda Morina, studente në Fakultetin Teknik. Derisa një studente tjetër është shprehur se në krahasim me çmimin, ia vlen edhe të pritet.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol –...

Lajmet e Fundit