15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Komuna dhe fshati Carallukë në Malishevë, filluan ndërtimin e shtëpisë për familjen Bytyçi

ndertimi i shpisMe iniciativë të banorëve të fshatit Carrllukë, të mbështetur nga kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Bega, sot ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Nebih Bytyçit nga Carralluka, familje e cila jeton në gjendje të rëndë sociale dhe e ka problem edhe strehimin.

Në fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ndërsa Komuna e Malishevës, ka premtuar mbështetjen e saj, në ndërtimin e shtëpisë, ndërsa kryetari Begaj, ka përshëndetur aksionin dhe solidarizimin e banorëve të Carrallukës, për t’i ndihmuar kësaj familjeje.

Kohëve të fundit, në këtë familje kanë mbetur dy palë fëmijë jetim, pasi prindërit e tyre kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve, ndërsa nuk kanë persona të punësuar dhe jetojnë në kushte të rënda sociale.

“Për këtë qëllim, me iniciativë të banorëve të fshatit dhe të mbështetur nga Komuna e Malishevës, kemi filluar sot ndërtimin e shtëpisë për këtë familje”, tha sot kryesuesi i KkK të Malishevës, Enver Hoti, i cili vjen po nga ky fshat.

Më Shumë

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit