19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Zyrtari i LDK-së në Prizren grisë librezën, jep dorëheqje

Abdulla Thaci LDKPas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit kanë nisur edhe largimet e para. Është anëtari i Degës së LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje nga LDK.

Ai për më tepër e ka shqyer edhe kartelën e anëtarësisë në shenjë revolte.

“Të nderuar miq, Jap dorëheqje të pa kthyshme nga të gjitha funksionet dhe vet antarësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Dorëheqjen e kishte paralajmëruar pak minuta më parë, kur kishte shkruar:

“Personalisht nuk pranojë të ofendohem. Një vendim bazuar në moralin tim, në nderin e familjes time, për të ardhmën time politike do ta marr së shpejti.
Ma shumë se kurr, sonte po më dhimbet gjaku i bashkëpuntorëve të Presidentit Rugova të vrar nga SHIKu i Hashim Thaçit .
Haram të koftë mundi im, i pa fytyri Isa Mustafa“.

Abdullah Thaci-Kartela e LDK

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Arrestohet burri në Malishevë për dhunë në familje, policia i gjen edhe një armë

Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj mëngjesin e 1 majit. Rasti është raportuar se ka ndodhur në Malishevë...

Lajmet e Fundit