19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Përçahet Kryesia e LDK-së, Osmani e Shala kundër PDK-së

LDK-kryesiaaLidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa pas arritjes së marrëveshjes me PDK-në ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje jo të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë qenë pro koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.

Kundër ka qenë edhe sot deputetja femër më e votuar në Kosovë Vjosa Osmani. Kategorik kundër këtij koalicioni ka qenë edhe deputeti tjetër, njëherësh anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, LDK ende nuk e ka aq të sigurt postin e kryeministrit.

“Nuk na treguan saktë se si janë marrë vesh me PDK-në. As për postin e kryeministrit nuk ishin të sigurt. Lutfi Haziri na thoshte se janë marrë vesh për Isën, mirëpo për këtë nuk ishte i sigurt”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda takimit të sotëm të Kryesisë.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme LDK mblodhi Këshillin e Përgjithshëm vetëm formalisht kinse për të marrë lejen për të biseduar me PDK-në, ndërkohë vetëm pak orë më vonë Isa Mustafa e Hashim Thaçi u morën vesh për bashkëqeverisje.

Ndërkohë Gazeta Blic ka raportuar se marrëveshja është arritur në Berlin javën e kaluar. Sipas burimeve të Gaztës dy liderët u morën vesh vetëm për bashkëqeverisje, por jo edhe për postin e kryeministrit.

Edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi sot pati takim me strukturat e Kryesisë së partisë, mirëpo nuk foli për kryeministrin se kujt do t’i takoj LDK-së, apo PDK-së.

Pas koalicionit LDK- PDK, pos pakënaqësive, kanë nisur edhe dorëheqjet e para. Një nga drejtuesit e Degës së LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi ka dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie, madje duke e shqyer edhe kartelën e anëtarësisë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit publikon orarin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje

Komuna e Prizrenit edhe sivjet do të vazhdojë praktikën e buxhetimit me pjesëmarrje. Organet komunale tashmë kanë publikuar edhe kalendarin e takimeve publike për...

Kurti me ministra jep dorëheqje

Albin Kurti me ministra të vet kanë dhënë dorëheqje me shkrim drejtuar Kryetarit në mandat teknik të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca. "Për qëllim betimin...

Lajmet e Fundit